Istogu, prej klubeve më të organizuara në hendbollin femëror të Kosovës, nuk ndalet me përforcime nga shtetet e jashtme.
Kësaj radhe organikës së kampiones i bashkohet portugezja Catarina Paulo Sebastiao Sucacuexa.
Pas dy ukrainasve (një portiere dhe hendbolliste), tani ka prezantuar edhe fundoren e majtë nga Portugalia.
“Catarina Paulo Sebastiao Sucacuexa është transferimi i radhës për Istogun!
22 - vjeçarja Catarina Paulo luan në pozitën e fundores së majtë, dhe të qendrës në Istog vijen nga liga portugeze ku u paraqit sezonin që lemë pas.
Vije nga Angola një shtet qe ka hendbollin femëror shumë të zhvilluar, Catarina Paulo është njëra nga dy fundoret e majta që Istogu ka transferuar këtë sezon për të mbuluar pozitat e lera bosh nga hendbollistët që u larguan.
Ashtu si kemi premtuar dit më par skuadra jon një nga një do ti prezantoj prurjet e reja, ashtu si ju njoftuam edhe më largimet për të ruajtur transparencën më publikun dhe të gjithë përkrahësit e klubit ton.
Istogut këtë sezon do të paraqitet më skuadër krejtësisht të re por më synime të njëjta.
Hendbollistës sonë të re Catarina Paulo i dëshirojmë mirëseardhje në shtëpinë e kampioneve”, njofton KHF Istogu.