Kampionja e Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Petrov është përforcuar me Esma Muratoviqin, hendbollisten e kampiones së Kosovës.
“Bëhet fjalë për bekun e majtë Esma Muratoviq, e cila vjen nga skuadra e Istogut nga Kosova, ku kaloi pjesën pranverore të sezonit të kaluar, ndërsa në vjeshtë luajti për PAOK-un e Selanikut të Greqisë..
Muratoviq është 28 - vjeçare, por ka shumë eksperiencë kur bëhet fjalë për paraqitjet në skenën ndërkombëtare.
Ai luajti edhe për Ardesen dhe Kastamonu e Turqisë, më pas për Maccabin Arazim Ramat Gan nga Izraeli, tre sezone me Istogun dhe një sezon në Brixen të Italisë”, - ka shkruar mediumi maqedonas “24rakomet”.
Kampionja maqedonase do të jetë pjesë e Europa League sezonin e ardhshëm.