Të hënën fillon misioni “Botërori 2024” për hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës.
Hendbollistet tona grumbullohen në Prishtinë, ku do të përgatiten për paraqitje në ngjarjen globale që mbahet në Kinë.
Grumbullimi bëhet në Hotel International Prishtina, ndërsa përgatitjet bëhen në palestrën e Pallatit të Rinisë në kryeqytet.
Kryetrajneri i Kosovës U18, Mitat Ferati, ka publikuar listën e hendbollisteve të ftuara.
Shumica prej tyre janë tashmë një kohë në Kombëtare dhe kanë kontribuuar që të arrihet kualifikimi historik në Botëror.
Të kujtojmë që Kombëtarja U18 bëhet e para e sportisteve të Kosovës që do të paraqitet në Kampionat Botëror.
Botërori mbahet në Chuzhou të Kinës prej 14 deri më 25 gusht. Kombëtarja jonë është në grupin D së bashku me Francën, Brazilin e Indinë.
Lista e lojtareve:
Albina Pllana KHF Prishtina
Daorsa Bici Langhus IL (NOR)
Orgesa Gola KHF Shqiponja
Arona Krasniq iKHF Prishtina
Martina Bibaj TV Zofingen Handball Frauen (SUI)
Sara Gjergjaj HSG Leimental (SUI)
Andra Uglani Åssiden Idrettsforening (NOR)
Alina Shabani HSG Freiburg (GER)
Elona Elin Zeneli Backa HK (SWE)
Iurosana Haskaj KHF Shqiponja
Klaudia Ukaj TV Zofingen (SUI)
Laura Maqedonci HK Malmö (SWE)
Zoja Kamera jBacka HK (SWE)
Diona Dresh Oppegård IL (NOR)
Sara Kameraj Backa HK (SWE)
Rita Esrefi Oppsal (NOR)
Arjeta Imeraj KHF Jusuf Gërvalla
Eliona Halimi Fjellhammer IL (NOR)
Lejla Hyseni HK Malmö (SWE)
Bulëza Maksuti KHF Kastrioti
Melisa Hoxha Kolbotn IL (NOR)