Gjyqtaret e reja të hendbollit, Ardiana Imeraj e Dorentina Qufaj, kanë pasur përvojë shumë të rëndësishme në Lojërat Evropiane të Universiteteve që u mbajtën në Debrecen e Mishkolc të Hungarisë.
I kanë drejtuar plot gjashtë ndeshje dhe janë vlerësuar për punën e bërë.
Imeraj e Qufaj po ashtu kanë ndjekur ligjeratat në kuadër të programit të EHF-së, Young Referee.
U janë nënshtruar testeve teorike dhe praktike.
Përvoja në lojërat universitare do të jetë shumë e rëndësishme për karrierën e mëtejme të gjyqtareve tona të reja. Ato e kanë përkrahjen e plotë të FHK-së dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës për zhvillim të vazhdueshëm.