Kroacia fiton në sekondën e fundit ndaj Japonisë

Hendboll

Kroacia fiton në sekondën e fundit ndaj Japonisë

Nga: K.G. Më: 27 korrik 2024 Në ora: 19:51
Pamje nga ndeshja

Hendbollistët e Kroacisë arritën fitoren e parë në Lojërat Olimpike – “Paris 2024”.

Kroatët fituan më vështirë seç pritej me rezultat 30:29 ndaj Japonisë.

Japonia shkëlqeu në pjesën e parë duke shkuar në pushim me pesë gola dallim (18:13) në favor të vetin.

Pjesa e dytë ishte më ndryshe dhe gradualisht kroatët e kthyen epërsinë në favor të tyre. 

Avancuan me 29:28, pastaj u barazua 29:29 dhe përmbyllet takimi me rezultat 30:29 për kroatët.

Fakt interesant është se pas sulmit të parealizuar të hendbollistit Martinoviq, Japonia pati rast për të fituar takimin.

Japonezët humbën dy raste dhe Kroacia me golin e Martinoviqit në sekondën e fundit ngadhënjeu me 30:29.

Në mesin e kroatëve më efikasi ishte Mario Shoshtariç me gjashtë gola, ndërsa tek japonezët u dallua ish-lojtari i Vardarit, Kosuke Yasuhira me dhjetë gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat