Istogu nuk i ndahet përforcimeve nga shtetet e jashtme.
Kësaj radhe përforcohet me një hendbolliste nga Brazili.
Maira Vicentini është lojtarja e vijës dhe më e reja nga përforcimet e kampiones së Kosovës
“Edhe këtë vit të Istogu do të paraqitet një braziliane, është Maira Vicentini të cilës skuadra kampione i ka besuar pozitën e lojtares së vijës.
Sezonin që kaloj të Istogu u paraqiten plot tri braziliane të cilat kaluan në klube të tjera, megjithatë edhe këtë sezon të Istogu do të këtë lojtare nga Brazili, është lojtarja e vijës e gjatë 183 centimetra Maira Vicentini e cila është përforcimi i radhës për Istogun,
Vicentini luan në pozitën 3 në mbrojtje, një lojtare potente, e fuqishme që konsiderohet ndihmës e madhe për kampionet drejt ambicieve të klubit në kampionatin e sivjetshëm dhe paraqitjen në kupa evropiane ku Istoagaset janë fokusuar maksimalisht”, njofton KHF Istogu.