Ndiaye Astou të Istogu, Faruk Shala paralajmëron

Hendboll

Ndiaye Astou të Istogu, Faruk Shala paralajmëron

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2024 Në ora: 20:42
Hendbollistja Ndiaye Astou

Hendbollistja Ndiaye Astou është përforcim i radhës për kampionet e Kosovës, Istogu. 

Kryetrajneri Faruk Shala ndihet krenar me këtë përforcim dhe beson e shpreson se do të jetë konkurrues për të gjitha trofetë në edicionin e ri. 

““Ndiaye Astou forcon radhët e kampionëve!

Para një jave fitoj titullin e kampionit të Algjerisë me skuadrën HBC EL Biar, ku u zgjodh  edhe MVP i ligës. Liga e Algjerisë është prej më të fortave në kontinentin Afrikës.

Hendbollistja e kombëtares së Senegalit Ndiaye Astou tani ka marrë rrugën për në Evropë, është pikërisht kampionia e katërfishtë e Kosovës, skuadra e Istogut e cila ka nënshkruar kontratë me hendbollisten më të mirë të këtij viti në Algjeri e cila do të jetë ndihmës për Istogaset drejt ambicieve në EHF European Cup, dhe garave vendore”, njofton KHF Istogu.
”, njofton KHF Istogu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat