Hendbollistët e rinj po përgatiten për Evropian

Hendboll

Hendbollistët e rinj po përgatiten për Evropian

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 12:45
Pamje nga grumbullimi

Pos Kombëtares së Kosovës U18 të hendbollisteve edhe Kombëtarja U18 e djemve është në vlugun e përgatitjeve.

Nën drejtimin e selektorit Bujar Qerimi, trajnerëve Tonçi Drushkoviq e Fatmir Muhaxheri, djemtë tanë po ushtrojnë me përkushtim që të përgatiten sa më mirë për Evropian. 

Pikërisht në vendin tonë organizohet Kampionati Evropian U18 për hendbollistë. Kampionati (B) për hendbollistët deri në 18 vjet mbahet prej 12 deri më 18 gusht në Prishtinë.

Do të paraqiten shtatë ekipe kombëtare: Kosova, Azerbajxhani, Bullgaria, Britania e Madhe, Luksemburgu, Belgjika e Gjeorgjia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat