Kroacia pëson humbje të rëndë

Hendboll

Kroacia pëson humbje të rëndë

Nga: K.G.. Më: 2 gusht 2024 Në ora: 15:58
Pamje nga ndeshja

Kroacia ka pësuar humbje të rëndë nga Suedia në kuadër të xhiros së katërt të Lojërave Olimpike – “Paris 2024”. 

“Në xhiron e katërt të Grupit A në Lojërat Olimpike në Paris, ekipi kroat i hendbollit pësoi humbjen e dytë, ku më e mirë doli Suedia me rezultat 38:27 (18:15).

Japonia është e vetmja pa fitore në fund të tabelës. Kroacia dhe Suedia kanë secila nga një lojë më shumë se rivalët e tjerë, por aktualisht janë pesë kombëtare me nga katër pikë secila.

Përveç Kroacisë dhe Suedisë, një numër të tillë pikësh kanë edhe Gjermania, Spanja dhe Sllovenia.

Golashënuesi më i mirë i Kroacisë ishte Ivan Martinoviq me tetë gola. Luka Cindriq shënoi pesë, Mario Shoshtariq katër dhe Domagoj Duvnjak tre. Portieri Dominik Kuzmanoviq bëri 14 pritje.

Për Suedinë, golashënuesi i parë është Lucas Pellas me nëntë gola, ndërsa Albin Lagergren e Sebastian Karlsson realizuan nga pesë në festën suedeze. Portieri Andreas Palicka bëri 15 pritje”, shkruan media kroate “24 sata”.

Në xhiron e pestë (të fundit), Kroacia do të luajë kundër Spanjës (të dielën, më 4 gusht në orën 21:00). Suedia dhe Japonia takohen gjithashtu në orën 09.00 të mëngjesit dhe Gjermania e Sllovenia në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat