Kombëtarja e Kroacisë ka pësuar disfatë të rëndë (38:27) ndaj Suedisë, në kuadër të xhiros së 4-të të Lojërave Olimpike - “Paris 2024” dhe i zhgënjyer ka mbetur edhe gazetari i njohur sportiv danez Rasmus Boysen me paraqitjen e kombëtares së hendbollit kroatë.
Në X (ish-Twitter) ka shkruar një koment të shkurtër për ndeshjen mes Suedisë dhe Kroacisë dhe kështu e ka komentuar:
“Humbja më e madhe e Kroacisë në Lojërat Olimpike! Një gjë është e sigurt për Suedinë: kur gjithçka duket e vështirë, ata gjithmonë japin maksimumin. Ata e kanë bërë kaq shumë herë tashmë. Në të kundërtën, një paraqitje katastrofike nga Kroacia.
Ende e paqëndrueshme”.
Pas katër xhirove, Kroacia ka fituar katër pikë, ndërsa në xhiron e fundit luan kundër Spanjës. Në rast fitoreje do të shkojnë në çerekfinale dhe në rast disfate do të shikohen rezultatet tjera.