Gjermania siguron çerekfinalen

Hendboll

Gjermania siguron çerekfinalen

Nga: K.G.. Më: 2 gusht 2024 Në ora: 17:55
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Gjermanisë e ka mposhtur Spanjën me rezultat 33:31, në xhiron e katërt të grupit A në Lojërat Olimpike - Paris 2024. 

Gjermanët kryesojnë me 6 pikë (tri fitore dhe një humbje), ndërsa spanjollët kanë katër pikë, po aq sa Suedia (e dyta), Sllovenia (e treta por një ndeshje më pak) dhe Kroacia (vendi i pestë).

Gjermania siguroi çerekfinalen.

Në pjesën e parë gjermanët kishin pothuajse gjithmonë epërsinë dhe diferenca më e madhe ishte në tre gola.

Në pjesën e dytë spanjollët bënë kthesë dhe patën epërsi prej dy golave (26:28) por  qe jetëshkurtër, pasi në fund gjermanët u rikthyen në rezultat në fund dhe siguruan fitore me dy gola dallim (33:31).

Duhet përmendur edhe paraqitjen e shkëlqyeshme të portierit gjerman David Spath, i cili shkëlqeu në momentet vendimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat