Franca fiton, kualifikohet në çerekfinale të Lojërave Olimpike

Hendboll

Franca fiton, kualifikohet në çerekfinale të Lojërave Olimpike

Nga: K.G. Më: 4 gusht 2024 Në ora: 19:51
Pamje nga ndeshja

Nikoqiri i Lojërave Olimpike, Franca, ka triumfuar në ndeshjen e fundit të grupit, duke e mundur me rezultat 24:20 Hungarinë dhe kësisoj kaloi në çerekfinale.

Megjithatë, francezët përfunduan në vendin e katërt me 5 pikë në grupin B dhe do të kenë rival të fortë në betejën për gjysmëfinale.

Rival i tyre është Gjermania, e cila përfundoi e para në Grupin A.

Hungaria mbetet jashtë çerekfinales, duke përfunduar në pozitën e pestë me 2 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat