Kombëtarja e Suedisë për meshkuj kaloi në çerekfinale të Lojërave Olimpike pas fitores bindëse 40:27 ndaj Japonisë.
Djemtë e Glenn Solberg tani janë në vend të tretë me gjashtë pikë.
Në përbërjen e Suedisë, përveç portierëve Thulin dhe Palicka, të gjithë të tjerët u regjistruan në listën e golashënuesve dhe më i miri ishte hendbollisti Gottfriedsson me pesë gola, ndërsa për Japoninë u dallua Sugioka me nëntë gola.
Japonia përfundoi në vend të fundit pa pikë në Grupin A.