Kombëtarja e Kroacisë ka pësuar humbje me rezultat 32:31 nga Spanja, në ndeshjen e fundit të Grupit A të Lojërave Olimpike.
Hendbollistët kroatë luftuan deri në fund por nuk dolën me rezultat të favorshëm ndaj spanjollëve.
Ivan Martinoviq ka barazuar rezultatin 31:31 nga shtatëmetërshi në dhjetë sekonda e fundit, pastaj Gomez shënoi për fitoren 32:31.
Spanja kualifikohet në çerekfinale.
Spanja përfundon në vend të tretë me 6 pikë e Kroacia në të pestin me 4 sosh.