Ka ndërruar jetë Agim Kelmendi.
Ai ishte veprimtar i shquar i hendbollit jo vetëm pejan. Ikja e tij në amshim, është një humbje e madhe për këtë sport.
KH Besa Famgas nga Peja, është e tronditur me vdekjen e Kelmendit.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit të klubit tonë Agim Kelmendi.
Kontributi i Agimit në klubin tonë ka qenë jashtëzakonisht i madh, në kohën e para dhe pas luftës.
Këshillat e tij na përcollën edhe gjatë viteve sa ai nuk ishte sekretar i klubit, por ishte me KH Besën deri ne momentin e fundit!
Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe gjithë dashamirët e hendbollit”, njofton KH Besa Famgas.