I jepet lamtumira e fundit Izet Gjinovcit, kontribuesit të madh të sportit të Kosovës

Hendboll

I jepet lamtumira e fundit Izet Gjinovcit, kontribuesit të madh të sportit të Kosovës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 gusht 2024 Në ora: 23:00
Pamje nga varrimi

Sot në fshatin Makërmal të Skenderajt, iu dha lamtumira e fundit Izet Gjinovcit.

Një numër i madh i qytetarëve dhe sportistëve morën pjesë në varrimin e Izet Gjinovcit, sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Në varrim morën pjesë figura të njohura të politikës, sportit e kulturës.

Gjinovci ka ndërruar jetë të hënën që e lëmë pas. Ai iku në kohën më të mirë, në moshën 63-vjeçare.

Gjinovci nuk e fitoi luftën me sëmundjen e rëndë. 

Ai sot është varrosur në vendlindjen e tij.

Dhimbje e madhe por edhe krenari për veprat e mëdha të Izet Gjinovcit.

Ai përveç si hendbollist, ka qenë kryetar dhe drejtor në vitet të ndryshme në klubin e hendbollit Prishtina, pastaj ka ardhur sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hnedbollit të Kosovës.

Gjinovci shkroi historinë e hendbollit së bashku me Mexhit Devajën (kryetar në vitin 2004) me 18 dhjetor të vitit 2004 kur FHK u pranua në EHF me të drejtat e përkohshme dhe me të drejta të plota në kohën e Eugen Saraçini, aktualisht kryetar i FHK-së.

Gjinovci ka qenë kontribues i madh në kohën e okupimit, donator dhe alfa e omega e sportit të pavarur në rezistencë ndaj okupatorit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat