Kombëtarja e Francës është finalistja e parë e Lojërave Olimpike në hendboll për femra, pasi që ka triumfuar pas vazhdimeve me rezultat 31:28 ndaj Suedisë.
Suedezet udhëhoqën me rezultat 7:4, ndërsa Franca u rikthye në rezultat duke barazuar.
Suedia udhëhoqi me 20:16 dhe 21:17.
Hendbollistet Horacek dhe Nze Minko morën gjithçka në duart e tyre dhe u barazua rezultati 22:22, pastaj 25:25.
Kur kishin mbetur edhe pesëmbëdhjetë sekonda për t’u luajtur, Suedia nuk arriti të organizoi një sulm të mirë dhe ndeshja shkoi në kohë shtesë.
Aty avantazhi psikologjik ishte në anën e mikpritëses, ku Franca ngadhënjeu me rezultat 31:28 dhe siguroi një vend në finale ku e pret fituesi i duelit Danimarkë-Norvegji.