Kombëtarja e Danimarkës do të përballen me Gjermaninë në finalen e madhe të Lojërave Olimpike në Paris.
Danezët e mposhtën Slloveninë me rezultat 31:30.
Sllovenët ishin befasia më e këndshme e këtij turneu, por hendbollistet e kryetrajnerit Urosh Zorman nuk patën fuqi për një sukses të ri, të cilët u zgjuan shumë vonë dhe nuk arritën dot golin e barazimit në fund.
Hendbollisti Magnus Landin ishte më efikasi me gjashtë gola, pastaj Hansen me pesë të Danimarka.
Te Sllovenia, Vllahi dhe Bombahu ishin të shkëlqyeshëm me nga shtatë gola dhe portieri Ferlin pati 11 pritje.