Spanja fiton sfidën dramatike për medaljen e bronztë

Hendboll

Spanja fiton sfidën dramatike për medaljen e bronztë

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2024 Në ora: 20:22
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e hendbollit e Spanjës ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Verore në Paris, pasi mposhti me rezultat 23:22 ndaj Sllovenisë.

Të dy përzgjedhjet luajtën një ndeshje të barabartë në të cilën asnjëra skuadër nuk mundi të shkëputej, në fund spanjollët ishin më të mirë dhe fituan medalje.

Sllovenia humbi një mundësi për të arritur medaljen e saj të parë në hendboll në historinë e Lojërave Olimpike.

Aleish Gomez me gjashtë gola ishte më efikasi të Spanja, ndërsa humbësit nuk i mjaftuan gjashtë golat e Jure Dolenec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat