Pas një udhëtimi të gjatë, hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës kanë arritur në Chuzhou të Kinës, ku mbahet Kampionati Botëror.
Është kjo tjetër pjesëmarrje historike e ekipeve kombëtare të hendbollit.
Ndeshja e parë e vajzave tona është të mërkurën mbrëma.
Kosova synon paraqitje sa më të mirë.