Parduzi nuk është trajner i Prishtinës

Hendboll

Parduzi nuk është trajner i Prishtinës

Nga: K.G. Më: 14 gusht 2024 Në ora: 16:52
Arben Parduzi

Klubi i hendbollit Prishtina ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Arben Parduzi.

Prishtina nuk e ka bërë të ditur se cili do të jetë pasardhësi i tij por me gjasë se shpejti do të emërojnë.

“KH Prishtina dhe Arben Parduzi ndërprenë bashkëpunimin.

Ju njoftojmë se pas një viti si pjesë e Prishtinës në rolin e trajnerit, KH Prishtina dhe Arben Parduzi kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.

Falënderojmë trajnerin Parduzi për kontributin e dhënë në klub dhe i urojmë suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, njofton KH Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat