Ky njeri, e detyroi xhandarmërinë serbe që të përcjellin kombëtaren e Kosovës gjatë rrugës dhe në stërvitje

Hendboll

Ky njeri, e detyroi xhandarmërinë serbe që të përcjellin kombëtaren e Kosovës gjatë rrugës dhe në stërvitje

Nga: K.Goca Më: 15 gusht 2024 Në ora: 16:37
Izet Gjinovci

Izet Gjinovci, sekretari i përgjithshëm i FHK-së deri në frymën e fundit, personalitet që shumë i mungon hendbollit të Kosovës!

Ky njeri, e ka pas dhunti që për qindtat e sekondës i zhbllokonte rrugët për hendbollin.

Ky personalitet, djali i Salih Gjinovcit, sekretarit të përgjithshëm të Shaban Polluzhës, me 22 mars të vitit 2018, i prriu ekpeditës së kombëtares së Kosovës dhe e futi në midis Beogradit.

Image

Izet Gjinovci shihet para makinave të xhandarmërisë serbe, 22 mars 2018

E detyroi xhandarmërinë serbe që të përcjellin kombëtaren e Kosovës edhe e rrugës edhe në stërvitje.

I pari deri me tash nga sportet kolektive që u fut me kombëtaren e Kosovës në Beograd. 

Ikja e hershme e tij në amshim, ndihet shumë në hendbollin e Kosovës.

Duhet theksuar se kjo ishte fitorja më e madhe e Kosovës në vitin 2018, sepse detyroi shtetin serb që ta siguronte kombëtaren tonë që nga hyrja e dalja nga Serbia. 

Federata e Hendbollit e Serbisë ishte dënuar nga EHF-i; për shkak se nuk e lejoi Kosovën U20 (femrat) të paraqitet në fushë në kualifikueset e Kupës së Botës.

Për këtë, Federata e Hendbollit të Serbisë ishte dënuar me 15 mijë euro dhe po ashtu qe suspenduar për dy vite për organizimin e garave nacionale për të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat