Derbi i madh mes Ferizajt dhe Istogut e hap edicionin 2024/2025 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Edicioni i ri garues nis më 14 shtator, ndërsa shorti është tërhequr të premten në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Tërheqjen e shortit e bëri komesari i garave, Isak Osmani.
Ferizaj është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa Istogu është kampion në fuqi. Dy skuadrat kanë pretendime të mëdha edhe në edicionin e ardhshëm. Dhe forca e tyre do të testohet që në ndeshjen e parë.
Ndeshjet tjera të xhiros së parë të Superligës së hendbollisteve janë: Vushtrria – Verona, Shqiponja – Prishtina, Besa – KH, Jusuf Gërvalla – Samadrexha.