FHK të distancohet nga gjuha e selektorit të Kosovës U18, Mitat Ferati

Hendboll

FHK të distancohet nga gjuha e selektorit të Kosovës U18, Mitat Ferati

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 gusht 2024 Në ora: 13:37
Shkrimi i Mitat Feratit, selektori të Kosovës U18

Tash e 25 vite pas lufte nuk kemi hasur në një gjuhë fyese nga selektorët e kombëtareve së Kosovës në hendboll të të gjitha kategorive (femra e meshkuj).   

Selektori i kombëtares së Kosovës U18 (femrat), Mitat Ferati, sot ka përdorur një gjuhë të papranueshme dhe është e  dënueshme.

“Ne ngritëm flamurin edhe në Kinë dhe po fitojmë çdo ditë respekt nga ky popull, kurse disa gazetarë të turpshëm merren me emrin tim dhe provojnë ta njollosin.

Jo, jo!

Unë jam unë dhe nuk merrem me  rrugaçëri.

Ju përshëndes nga Kina!

Deri në fitoren e ardhshme”, ka shkruar Ferati në profilin e tij në facebook.

Federata e Hendbollit e Kosovës të distancohet nga kjo gjuhë e selektorit!

I nderuari Ferati, duhet ta kuptoni një herë e përgjithmonë, se komplimentet dhe kritika janë proces normal në botën sportive.

Mitat Ferati nuk mund të mburresh që e keni mposhtur Indinë, çdo respekt për fitore por e gjithë bota e di që India njihet për kriket por nuk ka hendboll të zhvilluar.

Mitat Ferati nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, pra humbjes me rezultat 44:16 nga Franca U18. 

Edhe humbja deri në 15 gola diferencë durohen por jo edhe deri në 28 gola dallim. Mitat Ferati nuk mund t’i ikë përgjegjësisë edhe për humbjen nga Brazili me rezultat 39:21, se është humbje e rëndë.

Gjuha e përdorur e tij është e papranueshme në shoqërinë tonë.

Ai në mungesë të argumentit për dështimin dhe humbjet e rënda nga Franca e Brazili, ka gjetur gjuhën e fyerjes ndaj gazetarëve.

FHK të distancohet nga kjo gjuhë, në të kundërtën i bie që edhe FHK solidarizohet me të.

Me Mitat Feratin nuk është marrë askush por është me marrë me pozitën e tij si selektor dhe për humbjet e thell, duhet të japësh përgjegjësi.
Mitat Feratit, edhe kur i kemi kërkuar deklaratë nuk është përgjigjur. A e di pse, sepse e konsideron kushedi se çka vetveten.

Gjuha e juaj e përdorur, urojmë që mos të jetë edhe gjuhë e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Nëse Federata e Hendbollit e Kosovës, nuk distancohet nga kjo gjuhë, i bie që po pajtohet me selektorin!

Ikja e Izet Gjinovcit në amshim, tani po shfrytëzohet që të fyhen gazetarët!

Sa ishte gjallë Izet Gjinovci, Mitat Ferati, pse nuk e përdore këtë gjuhë. Duket se Federata e Hendbollit e Kosovës, paska mbet pa Zot shtëpie dhe tani selektori po e gjen rastin të na fyejë!

Nuk mund të na ndalosh i nderuar që ne të shkruajmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën! Humbjet e tuaja me nga 28 gola dallim, duhet të japësh përgjegjësi. Ju e zgjodhët në vend të argumentit, gjuhën e fyerjes ndaj gazetarëve! Ky është argument i juaj më i miri. Kjo është kultura juaj siç keni shkruar sot!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat