Kosova U18 fiton dhe shkon në finale

Hendboll

Kosova U18 fiton dhe shkon në finale

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 20:19
Kosova

Kombëtarja e Kosovës është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian U18 (B) për hendbollistë që po mbahet në Prishtinë.

Të shtunën mbrëma në gjysmëfinale djemtë tanë fituan ndaj Luksemburgut me rezultatin e thellë, 33:20.

Për herë të parë një Kombëtare e Kosovës në hendboll është kualifikuar në finale të Evropianit B.

Në finale, të dielën, Kosova U18 luan me Gjeorgjinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat