Kombëtarja e Kosovës është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian U18 (B) për hendbollistë që po mbahet në Prishtinë.
Të shtunën mbrëma në gjysmëfinale djemtë tanë fituan ndaj Luksemburgut me rezultatin e thellë, 33:20.
Për herë të parë një Kombëtare e Kosovës në hendboll është kualifikuar në finale të Evropianit B.
Në finale, të dielën, Kosova U18 luan me Gjeorgjinë.