Kosova e shënon fitoren e dytë e Kampionatin Botëror të Hendbollit në Kinë tek femrat
Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror në Kinë.
Në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosoës thuhet se të dielën paradite, Kombëtarja fitoi ndaj Kanadasë me rezultat 26:20 .
“Dallimi u bë në pjesën e dytë, në të cilën vajzat tona shfaqën shumë më tepër se kanadezet.
Pjesa e parë përfundoi 12:9 për Kanadanë, por në pjesën e dytë Kombëtarja e Kosovës u kthye furishëm
Ndeshja i takoi Grupit II të President’s Cup, ku garohet për pozitat prej 17 deri në 32. Është kjo faza e dytë grupore. 16 kombëtaret më të mira garojnë për të avancuar në fazën nokaut, ndërsa 16 të tjerat për plasman më të mirë.
“Sara Gjergjaj shkëlqeu te Kosova dhe u shpall më e mira e ndeshjes.
Ajo bëri dallimin me shpërthime individuale, sidomos në pjesën e dytë. I shënoi shtatë gola nga shtatë tentime. Diona Dreshaj e Andra Uglani i kishin nga katër gola, kurse tri i shënoi Arona Krasniqi. Pas dy ditësh Kombëtarja jonë luan ndaj Koresë së Jugut”, thuhet në njoftim.