Kombëtarja e Kosovës kampion i Evropës për Divizionin B

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës kampion i Evropës për Divizionin B

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 18:34
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kampione e Evropianit U18 (B), që të dielën përfundoi në Prishtinë.

Në finale djemtë tanë fituan ndaj Gjeorgjisë me rezulat 30:22.

Është ky suksesi i radhës i madh për Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Në Evropianin B në Prishtinë ishin shtatë ekipe kombëtare.

Për herë të parë një kombëtare e jona ka fituar ngjarje të këtij niveli.

Në finale lojtarët e Kosovës shfaqën dukshëm më tepër se gjeorgjianët e rinj. Loja e Kosovës ishte e rrjedhshme në sulm dhe e sigurt në mbrojtje.

Olsi Mulaj ishte më efikasi te Kosova me 11 gola. 7 i kishte Granit Kadiri, që i shpall më i miri i ndeshjes. Bleron Imeraj kontribuoi me 6 gola.

Në gjysmëfinale, Kosova U18 fitoi ndaj Luksemburgut. Në fazën grupore Kombëtarja jonë mposhti Azerbajxhanin e Bullgarinë, ndërsa pësoi me Belgjikën.

Suksesi në këtë Evropian është dëshmi që e ardhmja e hendbollit të Kosovës është e ndritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat