Mulaj mbrojtësi dhe golashënuesi më i mirë, Kabashi portieri më i mirë

Hendboll

Mulaj mbrojtësi dhe golashënuesi më i mirë, Kabashi portieri më i mirë

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 21:07
Olsi Mulaj në mes

Kosova prezantohet me dy lojtarë në përbërjen më të mirë të Evropianit U18 (B) që të dielën përfundoi në Prishtinë.

Pjesë e shtatëshes më të mirë është portieri Olt Kabashi.

Ndërkohë Olsi Mulaj është shpallur lojtari më i mirë i mbrojtjes dhe golashënuesi më i mirë me 44 gola.

Në shtatëshen më të mirë vend kanë zënë edhe Aleksandre Shioshvili (Gjeorgji), Davit Grishikashvili (Gjeorgji), Andre Seth (Belgjikë), Davit Khelisupali (Gjeorgji), Bob Mousel (Luksemburg), Louis Fransen (Belgjikë).

Ndërkohë lojtari më i vlefshëm (MVP) i kampionatit është shpallur Andre Seth i Belgjikës.

Çmimet për lojtarët më të mirë i kanë ndarë anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të EHF-së, Leonor Mallozzi dhe Muhamet Arifi, zëvendës-sekretar i përgjithshëm i FHK-së dhe drejtor i ekipeve kombëtare të Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat