Faruk Shala: Këta djem bashkë më stafin e tyre e nderuan jetën dhe veprën e Izet Gjinovcit

Hendboll

Faruk Shala: Këta djem bashkë më stafin e tyre e nderuan jetën dhe veprën e Izet Gjinovcit

Nga: K.G. Më: 18 gusht 2024 Në ora: 21:22
Kosova U18

Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, Faruk Shala, aktualisht kryetrajner i KHF Istogut, kampion i Kosovës (femrat), tha se puna e madhe dhe lojërat e mira, iu shpërblyen kombëtares së Kosovës U18 (meshkujt).

Shala tha se këta djemtë e nderuan në mënyrën më të mirë Izet Gjinovci, që ndërroi jwetë para pak ditësh. 

“Kombëtarja U18 ka bërë punë të shkëlqyeshme duke fituar Evropianin e divizionit B. ]

Gjatë kohës sa këta djem ishin duke u përgatitur për këtë event, kishte ndërruar jetë sekretari gjeneral i FHK-së z. Izet Gjinovci, por që këta djem bashkë më stafin e tyre e nderuan në mënyrën më të mirë jetën dhe veprën e tij. Urime për trajnerin Bujar Qerimi bashkë më stafin që arritën synimit që i kishin parashtruar vetes.

Përgëzimet më të mira për z. Muhamet Arifi me bashkëpunëtorë për punën e palodhshme e të përgjegjshme në kohen kur FHK është e angazhuar edhe në Kampionatin Botëror në Kinë, ku presidenti Saraçini udhëheq ekspeditën e Kosovës.

Urime të gjithëve, punë e paqtë”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat