Bashkëshortja e Izet Gjinovcit me fjalë prekëse: Mu duk se e pashë Izin tim të gëzuar

Hendboll

Bashkëshortja e Izet Gjinovcit me fjalë prekëse: Mu duk se e pashë Izin tim të gëzuar

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 gusht 2024 Në ora: 22:17
Valbona dhe Izet Gjinovci

Emocione, lot dhe krenari për veprat e mëdha të sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, i cili ka ndërruar jetë me 5 gusht të këtij viti! 

Bashkëshortja e të ndjerit Izet Gjinovci, znj. Valbona, emocionon me fjalët e saja pas triumfit të Kombëtares së Kosovës U18 (meshkujt) në Kampionatin Evropian - Divizioni B.

Znj. Valbona, me fjalë prekëse për Izin! 

Ajo për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se mu duk se e pashë Izin tim të gëzuar sikur të ishte gjallë.

Bashkëshortja e Izetit, falënderon trajnerët e kombëtares dhe Muhamet Arifin, zyrtarin e FHK-së.

Emocionet e mbrëmjes së sotme e bën znj. Valbona që po e sheh Izin duke buzëqeshur e duke kremtuar titullin e kampionit të Evropës në divizionin B.  

“U emocionova që këtë sukses ia dedikuan Izit tim.

Në emrin tim e të familjes Gjinovci, shpreh mirënjohjen e falënderim për gjestin e kësaj kombëtareje me në krye trajnerët e tyre.

Një falënderim të veçantë për Muhamet Arifin.

U përmallova shumë, u emocionova se mu duk se e pashë Izin tim të gëzuar sikur ai të ishte gjallë. Izi ëndrrën tënde do të vazhdoj bashkë me armatën e madhe të sportistëve e hendbolldashësve të Kosovës. Ëndrra vazhdon”, thotë znj. Valbona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat