KHF Istogu jep lajmin e mirë, pret dy ndeshjet evropiane në Pejë

Hendboll

KHF Istogu jep lajmin e mirë, pret dy ndeshjet evropiane në Pejë

Nga: K.G. Më: 20 gusht 2024 Në ora: 20:56
KHF Istogu

Kampionja e Kosovës, Istogu, përgatitet për sfidën evropiane që do të luhet në javën e dytë të muajit tetor.

Hendbollistet e Istogut dy ndeshjet do t’i luajnë si vendas përkatësisht në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Ky është lajm i mirë për vashat e kryetrajnerit të Istogut, Faruk Shala, pasi që ka përparësinë e terrenit.

Me marrëveshjen me ekipin Aesh Pylaia Thessaloniki është vendosur që ndeshjet të luhen me 12-13 tetor.

“Skuadra e Istogut ndeshjet e raundit të dytë të EHF European Cup do t’i zhvilloj në Palestrën ‘Karagaçi’ me 12/13 tetor.
Istogu pret skuadrën greke Aesh Pylaia Thessaloniki në kuadër të raundit të 2-të të Kupës së Evropës.

Pasi që Palestra e Sporteve në Istog është në renovim edhe kësaj radhe Istogaset janë të detyrua që ndeshjet evropiane ti zhvillon në Pejë.

Duke pasur parasysh vështirësitë më te cilat ballafaqohemi si klub në mungesë te Palestrës skuadra kampione e Kosovës pret mbështetjen e institucioneve komunale dhe shtetërore për koston e organizimit të ndeshjeve evropiane.

Sido që të jetë Istogaset edhe kësaj radhe do të luajnë pranë shikuesve istogas dhe kosovar  hendbolldashesve në përgjithësi.
Bashkë drejt sukseseve të reja”
, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat