Talentja e madhe e hendbollit, Elsa Kongjeli, është në formën më të mirë dhe zotohet se do të jap maksimumin për edicionin 2024-2025 qoftë në garat vendore qoftë na ato ndërkombëtare.
Elsa është anëtare e fitueses së Kupës së Kosovës, Ferizajt, me të cilën skuadër do të garojnë në Kupën e Evropës.
19 - vjeçarja luan në pozitën e qendrës dhe të begut, shquhet me teknikë e gjuajtje të forta.
Ajo edicionin që e lamë pas, ka pas paraqitje brilante duke shënuar gjithsej 106 gola.
Një hendbolliste që po shkëlqen në çdo edicion dhe pikësynimi i saj është që të ndihmojë skuadrën drejt sukseseve në edicionin e ri.
Shtatlartësia e saj janë edhe një përparësi po ashtu edhe goditjet e forta dhe lëvizjet e saja, shumë herë rivalet i fut në pozicionin mat.
Elsa ka folur për gazetën kombëtare “Bota sot”, për ecurinë dhe synimet e saja.
“Bota sot”: Si e nise rrugëtimin në lojën e hendbollit, kush iu nxiti?
Elsa Kongjeli: Rrugëtimin e fillova në Prishtinë, pastaj kalova në Ferizaj, dy vende me traditë të hendbollit.
“Bota sot”: Pse vendoset edhe më tej të mbetesh pjesë e Ferizajt?
Elsa Kongjeli: Ekipin e Ferizajt e kam zgjedhur për ngritjen time në këtë lojë, për faktin që është qytet i hendbollit dhe gjithmonë me kanë bërë të ndihem sikur të isha në vendin tim.
“Bota sot”: Si e vlerësoni edicionin që e lamë pas, me një trofe të fituar?
Elsa Kongjeli: Edicionin që e lamë pas edhe pse nuk i arritëm t]ë gjitha objektivat që ne i kishim, Kupa e Kosovës ishte një ngjarje historike për klubin tonë që nuk do të harrohet kurrë.
“Bota sot”: Ferizaj do të garojë në garat evropiane, ndaj skuadrës spanjolle Valladolid. Është një emocion për ty?
Elsa Kongjeli: Për garat evropiane ndihem shumë mirë që do të kem mundësi të marr pjesë dhe të zhvillohemi sa më shumë edhe në këtë arenë.
“Bota sot”: Si e sheh edicionin e ri, cilat skuadra mund të jenë konkurrente për titull me Ferizajn?
Elsa Kongjeli: Të gjitha skuadrat i kanë cilësitë e veta. Edicioni nuk do të jetë i lehtë. Ne do të mundohemi të shfaqim më të mirën tonë kundër çdo ekipi.
“Bota sot”: Në hapje Ferizaj - Istogu, finale para finales! A mendoni se Ferizaj ka përparësinë e lojtareve që tash e një kohë janë bashkë?
Elsa Kongjeli: Ne kemi disa ndryshime në ekip por të gjitha njihemi mes vete në fushë, si vendoret edhe të huajat.
Jemi të motivuara që secila që do të ketë rastin të jap më të mirën prej vetes.
“Bota sot”: Çfarë Premton Elsa?
Elsa Kongjeli: Çdo rast që do e kemi, do të mundohemi për më të mirën.