Të enjten në orët e hershme të mëngjesit sipas kohës në vendin tonë (5:15), Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) e luan ndeshjen e radhës në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.
Përballë hendbollisteve tona të reja do të jenë hendbollistet e Egjiptit. Ndeshja Kosova – Egjipti është për plasman në pozitat nga 21 deri në 24 në Botërorin e dhjetë për të reja.
Për këto pozita garojnë edhe Nigeria dhe Taipei Kinez.
Kosova U18 përfundoi e dyta në Grupin II të “President’s Cup”, ku garohet për pozitat prej 17 deri në 32.
Egjipti ishte i dyti në Grupin IV. Grupin e Egjipitit e fitoi Rumania me 6 pikë. Egjipti e Islanda i kishin nga 3 pikë, ndërsa Guinea mbeti pa pikë.
Egjipti barazoi 20:20 me Islandën, kurse fitoi 18:12 ndaj Guinesë.
Në fazën e parë grupore, Egjipti nuk mori asnjë pikë, duke mposhtur nga Spanja (37:22), Zvicra (28:19) dhe Rumania (36:29).
Vajzat tona deri më tani në paraqitjen e parë në Botëror i kanë dy fitore e tri humbje.