Prof. Ismet Jupa emërohet trajner për kategoritë e reja të KHF Ferizaj

Hendboll

Prof. Ismet Jupa emërohet trajner për kategoritë e reja të KHF Ferizaj

Nga: K.G. Më: 22 gusht 2024 Në ora: 20:23
Prof. Ismet Jupa

Fituesja e Kupës së Kosovës, klubi i hendbollit Ferizaj (femrat), ka zgjedhur trajnerin e ri të kategorive të reja.

Kjo detyrë i besohet prof. Ismet Jupës, trajner shumëvjeçar dhe ish selektor i kombëtares së Kosovës (femrat).  

Ferizaj pritet të shkëlqejë me kategoritë e reja me prof. Jupën  

 “Profesori i dëshmuar, Ismet Jupa, është zgjedhur trajner i kategorive të reja të hendbollisteve të klubit KHF Ferizaj.

Ky është një lajm i rëndësishëm për komunitetin sportiv të Ferizajt, pasi profesor Jupa njihet për përvojën dhe përkushtimin e tij në zhvillimin e talenteve të reja në hendboll.

Vendimi për ta emëruar atë si trajner pritet të ndikojë pozitivisht në performancën dhe rritjen e ekipit të të rejave në këtë klub”, njofton KHF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat