Fituesja e Kupës së Kosovës, klubi i hendbollit Ferizaj (femrat), ka zgjedhur trajnerin e ri të kategorive të reja.
Kjo detyrë i besohet prof. Ismet Jupës, trajner shumëvjeçar dhe ish selektor i kombëtares së Kosovës (femrat).
Ferizaj pritet të shkëlqejë me kategoritë e reja me prof. Jupën
“Profesori i dëshmuar, Ismet Jupa, është zgjedhur trajner i kategorive të reja të hendbollisteve të klubit KHF Ferizaj.
Ky është një lajm i rëndësishëm për komunitetin sportiv të Ferizajt, pasi profesor Jupa njihet për përvojën dhe përkushtimin e tij në zhvillimin e talenteve të reja në hendboll.
Vendimi për ta emëruar atë si trajner pritet të ndikojë pozitivisht në performancën dhe rritjen e ekipit të të rejave në këtë klub”, njofton KHF Ferizaj.