Saraçini: Kemi mundur më mirë 

Hendboll

Saraçini: Kemi mundur më mirë 

Nga: K.G.. Më: 23 gusht 2024 Në ora: 13:12
Eugen Saraçini,

Kombëtarja e Kosovës U18 (femrat) ka përfunduar në vend të 23-të në Kampionatin Botëror në hendboll.

Në Botëror morën pjesë 32 shtete.

Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka thënë: “Kemi mundur më mirë”.

“Ekipi i vashave të Kosovës U18 përfundoi pjesëmarrjen në Kampionatin Botërorë që po mbahet në Chuzhou - Kinë.

Fitorja ndaj nigerianeve rezymoi qëndrimin në Kinë. Paraqitje e mirë dhe përfaqësim dinjitoz i Kosovës në Kinë.

Flamuri dhe hymni i Kosovës u pa dhe dëgjua shumë herë. Falë këtij Kampionati kinezët u njohtuan edhe një herë me simbolet tona.   

Ekipi i vashave tona, me moshë nga 15-18 vjeçare premton të bëhet me perspektivë të mirë. Por, puna me intensive duhet vazhduar.

 Çdo Kampionat është sfidë personale dhe ekipore. Nga 32 ekipe u pozicionuam në vendin e 23-të.  Kemi mundur më mirë. Suksesi dhe mos suksesi janë pjesë e lojës. Individët janë meritor dhe përgjegjës në të dyja rastet. 

Por në fund duhet përkushtuar për interesin ekipor. Hendbolli krijoi dhe po krijon histori interesante. Faleminderit të gjithëve që u përkushtuan.

Urime e suksese në të ardhmen!”, - ka shkruar Saraçini në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat