Trepça në krizë të thellë, Shala jep dorëheqje 

Hendboll

Trepça në krizë të thellë, Shala jep dorëheqje 

Nga: K.G. Më: 24 gusht 2024 Në ora: 12:21
Trepça - të rinjtë

Klubi me renome Trepça është në krizë të thellë.

Mitrovicasit janë as në tokë e as në qiell, pa kryetar e pa kryesi.

Besim Shala, trajner i kategorive të reja, jep dorëheqje.  

“Të dashur dashamirë të hendbollit, unë nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit të hendbollit Trepça. 

Në këto momente shumë kritike të klubit ndoshta nuk është zgjedhja e duhur me u largu, por nganjëherë ndoshta dëshira e madhe për me bë mirë, mund të jetë dëm për klubin, ku në një klub pa kryetar dhe pa kryesi është shumë e vështirë me funksionuar. 

I falënderoj të gjithë lojtarët dhe kolegët që përfunduam një sezon të suksesshme duke mbrojtur ngjyrat gjelbër e zi, duke mos u paguar as edhe një cent nga klubi, por krejt kjo duke mos e lënë klubin e zemrës në situatë të keqe në mes të kampionatit!

Falënderim i veçantë për gjeneratat e reja që na dhanë shumë emocione të mira këtë sezon, ku lojtarët U 16 u shpallen kampion duke mos pësuar as një humbje.

KH Trepça është klub i qytetit dhe meriton më shumë”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat