Ka ndërruar jetë Ratomir Tomoviq, ish hendbollist i gjeneratës së artë të Borcit të Ferizajt.
Tomoviq, i njohur me nofkën si “Llalla, në vitet e pasluftës pothuajse vazhdimisht vinte dhe vizitonte qytetin e Ferizajt dhe takohej me sportistët shqiptarë.
Ish portieri dhe ish trajneri i mirënjohur boshnjak, Kasim Kamenica, ka postuar një shkrim duke ndjerë pikëllim për humbjen e bashkëlojtarit të dikurshëm Tomoviq.
“Sot mora një lajm shumë të hidhur se Ratomir Tomoviq ‘Llalla’ na la përgjithmonë pas një sëmundje të shkurtër dhe shumë të rëndë.
Ishim bashkëlojtarë për shumë vite në Borcin e Ferizajt në periudhën e lavdishme të atij Klubi, dhe pas kësaj mbetëm miq të shkëlqyeshëm deri më sot.
Ike herët dhe e di që do të kujtoj dhe do të vajtoj gjithë jetën”, ka shkruar Kamenica.
Kush ishte Tomoviq?
Si lojtar ka qenë ndër më të mirët e gjeneratës së Borcit në kohën e shqiptarëve.
Tomoviq asnjëherë si sportist nuk është distancuar nga regjimi serb në vitet e 90-ta.
Asnjëherë nuk ka dalur dhe të thotë publikisht se shqiptarët kanë të drejtën që të luajnë në stadiume dhe palestra sportive.
Ai ka heshtur përballë regjimit gjenocidial të Sllobodan Millosheviqit.
Megjithatë, e ka mbajtur shoqërinë me shqiptarët dhe vazhdimisht ka ardhur nga Krahujevci për të takuar shoqërinë e tij.
Ndryshe Tomoviq është i qytetit të Ferizajt.