Cweka përforcon Besa Famgas-in

Hendboll

Cweka përforcon Besa Famgas-in

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2024 Në ora: 21:11
Jakub Cweka

Skuadra më e trofeshme në vitet e pasluftës, klubi i hendbollit Besa Famgas nga Peja, është përforcuar me hendbollistin polak Jakub Cweka.

Skuadra pejane synon të jetë sa më e përgatitur dhe e kompletuar për edicionin e ri, për të rikthyer titullin e kampionit në Pejë. 

“Kemi arritur marrëveshje me lojtarin nga Polonia, Jakub Cweka! 

Kuba na bashkohet nga Seria A Gold e Italisë dhe do jetë ndihmesë e madhe e ekipit tonë në arritjen e objektivave për këtë edicion!”, njofton KH Besa Famgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat