Besa Famgas fiton turneun 'Jeton Tërstena - Tota'

Hendboll

Besa Famgas fiton turneun 'Jeton Tërstena - Tota'

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 13:22
Besa Famgas

Besa Famgas është fituese e turneut "Jeton Tërstena - Tota". Turneu tradicional u zhvillua të mërkurën në palestrën në Vushtrri, që me krenari e mban emrin e këtij heroi.

Skuadra pejane në finale e mposhti ekipin përfaqësues të Qipros Veriore me rezultat 45:29.

Në gjysmëfinale, Besa Famgas fitoi ndaj Vjosës me rezultat 35:20, kurse Qipro Veriore mposhti Vushtrrinë me 37:31.

Turneu u organizua nga KH Vushtrria në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë.

Turneu që i kushtohet ish-hendbollistit dhe luftëtarit të UÇK-së, Jeton Tërstena, zhvillohet tradicionalisht në prag të fillimit të edicionit garues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat