Jupa udhëheq Cottbusin drejt fitores së madhe

Hendboll

Jupa udhëheq Cottbusin drejt fitores së madhe

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 21:39
Jupa

LHC Cottbus ka debutuar me fitore në kategorinë e tretë të hendbollit gjerman.

Të shtunën në kuadër të xhiros së parë, Cottbusi fitoi 33:30 në udhëtim ndaj skuadrës SG Eider Harde.

Cottbusin drejt fitores e udhëhoqi pivoti dhe zëvendës/kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Kastriot Jupa.

Hendbollisti ynë ishte më efikasi me nëntë gola.

Pos golave ka dhënë kontribut të madh si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

Është ky një fillim i mbarë për Jupën, prej të cilit presim shumë në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat