Superkupa e Kosovës – ‘edicioni Izet Gjinovci’

Hendboll

Superkupa e Kosovës – ‘edicioni Izet Gjinovci’

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 19:55
Muhamet Arifi dhe Afrim Deliu, drejtor sportiv i KH Rahovecit

Bordi i FHK-së vendosi të hënën që ndeshjet e Superkupës të luhen të shtunën në Rahovec.

Të martën marrëveshjen e kanë nënshkruar ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FHK-së, Muhamet Arifi dhe Afrim Deliu, drejtor sportiv i KH Rahovecit.

Bordi i FHK-së ka vendosur që ky edicion i Superkupës të njihet me emrin Superkupa e Kosovës – ‘edicioni Izet Gjinovci’.

Ky vendim u mor për të nderuar personalitetin dhe kontributin e ish-sekretarit të përgjithshëm të FHK-së, Izet Gjinovci, që ndërroi jetë më 5 gusht. Gjinovci për mbi dy dekada e mbajti postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së. Në detyrë ishte deri në frymën e fundit, kurse kontributi i tij për hendbollin vlerësohet i madh.

Të shtunën prej orës 15:30 në palestrën “Mizahir Isma” zhvillohet ndeshja e hendbollisteve mes Istogut dhe Ferizajt. Istogu është kampion në fuqi, ndërsa Ferizaj fitues në fuqi i Kupës. 

Prej orës 18:00 është ndeshja e hendbollistëve mes Rahovecit dhe Kastriotit të Ferizajt. Rahoveci është kampion, e Kastrioti fitues i Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat