Ujkiq rikthehet të kampioni i Kosovës

Hendboll

Ujkiq rikthehet të kampioni i Kosovës

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 22:19
Suzana Ujkiq

Kampionja e Kosovës, Istogu, është në kërkim të formës më të mirë në prag të ndeshjes finales të Superkupës së Kosovës në hendboll (femrat).

Istogu do të përballet me Ferizajn, por në anën tjetër ka rikthyer në radhët e saja hendbollisten nga Tuzi, Suzana Ujkiqin.

“Suzi rikthehet në shtëpi të kampioneve!.

Hendbollistja e kombëtares së Kosovës, Suzana Ujkiq pas tre viteve në hendbollin francez rikthehet  tek skuadra ku arriti majat e suksesit, tek shtëpia saj e dytë Istogu.

Suzi plot katër vite ishte pjesë e Istogut duke fituar të gjitha trofetë e po ashtu sukseset në kupat e Europës me fanellën e kombëtares”, ka bërë të ditur KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat