Kampionja e Kosovës, Istogu, është përforcuar me hendbollisten nga Mali i Zi, Lana Paviçeviq.
Një përforcim i madh për ekipin e Istogu që synon të gjitha trofetë në vendin tonë dhe prezantim të mirë në garat evropiane.
“Istogu i beson pozitën e alos së majtë malazezes Lana Paviçeviq
Skuadra e Istogut ka zgjedhur hendbollisten që do ta mbuloj pozitën e alos së majtë, kampionet i kanë besuar shkollës malazeze për këtë pozitë, është antarja e kombëtares U20 të Malit të Zi, Lana Paviçeviq.
Ajo vjen nga një familje e suksesshme në hendboll, pasi motra e saj e madhe Ivona është prej hendbollisteve më rëndësishme të Buduçnostit në kuadër të ligës së kampioneve dhe kombëtares A të Malit të Zi.
Istogu është duke krijuar një skuadër të krejtësisht të re, me hendbolliste nga akademia e klubit dhe disa përforcime nga rajoni që do të bartin barrën kryesore në vitet e ardhshme me synime t’i sjellin suksese të reja, pasi nga Istogu janë larguar plot nëntë hendbolliste të gjitha reprezentuese qoftë Kosovës apo vendeve prej nga vinë”, njofton KHF Istogu.