Ferizaj ka shënuar fitore me penallti me rezultat 4:2 ndaj Istogut, në finalen e Superkupës së Kosovës.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (32:32).
Finalja është zhvilluar në palestrën e sportit "Mizahir Isma" në Rahovec.
Lojë e mirë mes dy ekipeve, ndërsa Istogu fitoren e ka lëshuar nga dora në fund, ndërsa Ferizaj luajti me mençuri dhe fitoi trofeun në hapje të edicionit të ri.
Pjesa e parë mbyllet me 15:13 në favor të kampiones së Kosovës.
Fituesja e Kupës së Kosovës, Ferizaj u mundua në pjesën e dytë dhe ia doli të barazojë rezultatin në kohën e rregullt.
Rezultati 28:25 ishte në minuta e 50-të në favor të Istogut të kryetrajnerit Faruk Shala.
Dhjetë minutat e fundit interesante dhe ngushtohet rezultati në 31:29 në minutën e 56-të. Pas tre minutave (59’) u barazuar 32.32 dhe ndeshja shkojë në penallti.
Ferizaj fitoi me penallti 4;2 apo me rezultat të përgjithshëm 36:34.
Ky edicion i Superkupës i kushtohet Izet Gjinovcit, që ndërroi jetë më 5 gusht.
Ai ia kushtoi thuajse gjithë jetën zhvillimit të hendbollit kosovar. Për mbi dy dekada mbajti postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së.
Medaljet për hendbollistet e Ferizajt i ndanë kryetari FHK-së, Eugen Saraçini dhe nënkryetari Enis Idrizi. Presidenti Saraçini ia ndau trofeun e Superkupës kapitenes së Ferizajt, Aida Stagova.