Rahoveci fiton ‘Superkupën e Kosovës - edicioni Izet Gjinovci’

Hendboll

Rahoveci fiton ‘Superkupën e Kosovës - edicioni Izet Gjinovci’

Nga: K. G. Më: 7 shtator 2024 Në ora: 19:34
Pamje nga finalja

Rahoveci është fitues i ‘Superkupës së Kosovës -  Edicioni Izet Gjinovci’ në hendboll (meshkujt).

Kampioni në fuqi, Rahoveci, e mposhti me rezultat 38:34 (22:18) fituesin e Kupës së Kosovës, Kastriotin e Ferizajt, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec. 

Pjesa e parë dinamike dhe me rivalitet të madh. 

Ferizajasit avancuan me 2:3, pastaj barazohet rezultati 4:4.

Lojë e fortë deri në fund të pjesës së parë, ku Rahoveci pas shumë përpjekjeve barazoi dhe shkoi në pushim me katër gola (22:18) në favor të tyre.

Pjesa e dytë interesante përveç që shkriu epërsinë e kampionit edhe e barazoi rezultatin dhe shkëputet në epërsi me 25:27 në minutën e 40-të e 25:28 në atë të 42-tën..

Në minutën e 45-të u barazua rezultati 28:28 dhe më pas 29:28 për Rahovecin.

Rahovecianët shkëputen në tre gola (32:29) në minutën e 50-të e 34:31 në atë të 52:tën.

Gjithçka ishte e qartë në minutën e 55-të, 37:31 për Rahovecin. Takimi mbyllet me rezultat 38:34 në favor të Rahovecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat