Rahoveci është fitues i ‘Superkupës së Kosovës - Edicioni Izet Gjinovci’ në hendboll (meshkujt).
Kampioni në fuqi, Rahoveci, e mposhti me rezultat 38:34 (22:18) fituesin e Kupës së Kosovës, Kastriotin e Ferizajt, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.
Pjesa e parë dinamike dhe me rivalitet të madh.
Ferizajasit avancuan me 2:3, pastaj barazohet rezultati 4:4.
Lojë e fortë deri në fund të pjesës së parë, ku Rahoveci pas shumë përpjekjeve barazoi dhe shkoi në pushim me katër gola (22:18) në favor të tyre.
Pjesa e dytë interesante përveç që shkriu epërsinë e kampionit edhe e barazoi rezultatin dhe shkëputet në epërsi me 25:27 në minutën e 40-të e 25:28 në atë të 42-tën..
Në minutën e 45-të u barazua rezultati 28:28 dhe më pas 29:28 për Rahovecin.
Rahovecianët shkëputen në tre gola (32:29) në minutën e 50-të e 34:31 në atë të 52:tën.
Gjithçka ishte e qartë në minutën e 55-të, 37:31 për Rahovecin. Takimi mbyllet me rezultat 38:34 në favor të Rahovecit.