Kastrioti e pret Sllobodën, pritet spektakël në Ferizaj

Hendboll

Kastrioti e pret Sllobodën, pritet spektakël në Ferizaj

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 12:11
Rron Ramadani

Pas paraqitjes së dinjitetshme në ndeshjen për Superkupë, Kastrioti i Ferizajt i është kthyer përgatitjeve për sfidat ndërkombëtare.

Të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti takohet me skuadrën e njohur nga Bosnë-Hercegovina, Sloboda e Tuzëll.

Është kjo ndeshja e parë e raundit të parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).

Ndeshja e kthimit zhvillohet në Tuzëll më 22 shtator.

Kastrioti synon suksesin në EHF European Cup dhe ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Ferizajasit janë të përkushtuar që të japin më të mirën për të arritur rezultat të favorshëm para ndeshjes së kthimit.

Për këtë Kastriotit i duhet edhe përkrahja e shikuesve. Prandaj të shtunën mbrëma vendi i të gjithë adhuruesve të hendbollit kosovar është në palestrën “Bill Clinton”, në qytetin me traditë të pasur të hendbollit.

Kastrioti është fitues në fuqi i Kupës së Kosovës, ndërsa tani e ka edhe përvojën ndërkombëtare. Përballë ka kundërshtar të nivelit serioz, por ferizajasit shpresojnë shumë që me angazhimin e të gjithëve do të jenë të suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat