A janë gati ndaj Sllobodës në Ferizaj? Flet Fisnik Jashari

Hendboll

A janë gati ndaj Sllobodës në Ferizaj? Flet Fisnik Jashari

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 shtator 2024 Në ora: 16:45
Fisnik Jashari

Klubi boshnjak Slloboda e Tuzllës për herë të parë do të zbarkojë në shtetin tonë përkatësisht në Ferizaj, ku të shtunën e kësaj fundjave do të përballet me klubin më të madh në Kosovë, Kastriotin.

Fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt), Kastrioti, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, për sfidën e parë të rrethit të parë të Kupës Evropiane.

Ferizajasit pretendojnë fitore në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ndeshja luhet në orën 19.00.

Slloboda është më shumë të panjohura megjithatë për ferizajasit pak ka rëndësi kjo por synimi i tyre është të tregojnë lojë sa më të mirë dhe t’i gëzojë tifozët me fitore. Kryetari i klubi, Fisnik Jashari, tha se gjithçka po shkon ashtu si duhet sa i përket përgatitjeve për sfidën e parë evropiane.

 A është gati Kastrioti për ndeshjen me Sllobodën, sa keni njohuri dhe cilat janë risitë?

“Jemi të gatshëm, të përgatitur maksimalisht dhe të motivuar si asnjëherë më parë.

Paraqitemi me pothuajse 95 për qind të lojtarëve vendor në këto dy ndeshje të rëndësishme, në vazhdim të kampionatit presim edhe ndonjë risi!”, thotë Jashari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Fisnik Jashari i drejtohet edhe dashamirëve të këtij sporti., që të janë në numër të madh në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, në përkrahjen e ekipit. 

“Me mbështetjen e bizneseve ferizajase, qytetarëve tanë e hendbolldashësve nga e gjithë Kosova, në veçanti tifozerisë sonë që janë të mrekullueshëm ‘Ujqve’, urojë dhe shpresoj që do e kalojmë këtë xhiro.

Forca Kastriot, krenaria e vërtetë e Qytetit, sinonim i hendbollit mbarë shqiptar”, ka përfunduar Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat